Lidhje

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar në dy lagje të Homsit

  • Zëri Amerikës

SYRIA

SYRIA

Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar thotë se punonjësit e ndihmave në Siri kanë mbërritur në dy lagje të Homsit pranë Baba Amerit, një distrikt rebel, në të cilin kanë vërshuar forcat qeveritare javën e kaluar pas thuajse një muaji sulmesh.

Zëdhënësi i Kryqit të Kuq i tha Zërit të Amerikës se Kryqi i Kuq dhe Gjysëmhëna e Kuqe Siriane mbërriten sot në lagjet e Homsit të quajtura al Tawzii dhe al Inshaat, të cilat janë pranë Baba Amrit. Ai tha se 4 autokolona me ushqime, batanije dhe veshje janë çuar për mijëra civilë, mes tyre edhe njerëz që janë shpërngulur nga bombardimet qeveritare në Baba Amr.

Punonjësit e ndihmave janë përpjekur të hyjnë në Baba Amr që të premten, mbasi morën aprovimin e qeverisë së Sirisë, por trupat ushtarake e kanë bllokuar hyrjen në distrikt, duke nxjerrë si justifikim problemet e sigurisë.

Grupi i të Drejtave të Njeriut në Shtetet e Bashkuara thotë se nga sulmet e qeverisë në Baba Amr janë vrarë 700 njerëz. Presidenti i Sirisë Bashar al Assad ka kryer një shtypje vdekjeprurëse në trazirat e gjata një vjeçare që janë ndërrmarë ndaj pushtetit të tij autokratik.

XS
SM
MD
LG