Lidhje

Bashkëpunim mes Kryqit të Kuq të Shqipërisë dhe të Kosovës


Kryqi i Kuq i Shqipërisë dhe Kryqi i Kuq i Kosovës nënshkruan sot në Tiranë një marrëveshje dyvjeçare bashkëpunimi.

Marrëveshja parashikon veprimtari të përbashkëta humanitare në fusha të ndryshme të veprimtarisë së dy shoqatave.

Në qendër të bashkëpunimit do të jenë ndihma ndërkufitare për njerëzit e prekur nga katastrofat natyrore, konfliktet e armatosura apo krizat e ndryshme, përmirësimi i shërbimeve për njerëzit në nevojë dhe shkëmbimi i përvojave shëndetësore humanitare.

Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar, Ylli Alushi, dhe Presidenti i Kryqit të Kuq të Kosovës, Adem Nura, nënshkruan marrëveshjen në prani edhe të ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Dy organizatat e Kryqit të Kuq kanë bashkëpunuar dhe do të vazhdojnë me përvojat e përbashkëta me kujdesin shëndetësor, dhurimin e gjakut, ndihmën e parë, menaxhimin e katastrofave, ndihmën humanitare të ndërsjelltë, mbështetje psiko-sociale të të prekurve nga katastrofat dhe krizat humanitare, shërbimit për emigrantët - refugjatët dhe rivendosjen e lidhjeve familjare.

Ata u angazhuan për veprimtari të përbashkëta dhe shkëmbim përvoje në shërbimet sociale, bazuar në përvojën e deritanishme të bashkëpunimit.

XS
SM
MD
LG