Lidhje

Dita e Fëmijëve në Tiranë


Dita e Fëmijëve në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:28 0:00

Sot në Tiranë u festua Dita e Fëmijëve, 1 Qershori, por Kryqi i Kuq mendoi për nevojat e tyre. Kryqi i Kuq organizoi një ditë të dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë dhe shumë të​ tjerë që mjekohen në spitale.

Dita e Fëmijëve në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:28 0:00

Fëmijët shqiptarë festuan sot ditën e tyre të 1 qershorit. Shumë prej tyre u argëtuan në festa të ndryshme, por shumë nga ata fëmijë e kaluan festën në spital.

Kryqi i Kuq Shqiptar, së bashku me klinikën Keit organizuan një fushatë për dhurim gjaku për këta fëmijë, sidomos për ata që kanë nevojë për gjak.

Kryqi i Kuq Shqiptar dhe klinika Keit kanë ndërmarrë nismën “Edhe unë dua të jetoj!”.

Nga kjo nismë janë mbledhur mbi 600 njësi gjaku duke iu ardhur në ndihmë të gjithë njerëzve në nevojë, vaçanërisht fëmijëve që vuajnë nga talasemia.

Pjesë kësaj nisme për dhurim gjaku janë bërë shumë figura publike të artit në Shqipëri Valbona Mema, Soni Malaj, Valbona Selimllari.

Ndërsa sot dhuruan gjak Mira Konçi e Bleona Qereti, por nismën e kanë përkrahur në rrjetet sociale duke dhuruar gjak edhe shumë artistë të tjerë.

Statistikat e dhurimeve vullnetare në Shqipëri flasin për rezerva të papamjaftueshme. Shqipëria mbulon vetëm 25% të nevojave për gjak ndërkohë që vendet fqinje si Italia dhe Maqedonia i mbulojnë plotësisht.

Ky fakt i ka nxitur të përfshihen në këtë fushatë dhurim dhurim gjaku një numër të madh mjekësh, artistësh dhe figura të tjera të njohura.

XS
SM
MD
LG