Lidhje

Kryqi i Kuq kërkon përshpejtimin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur


Kryqi i Kuq kërkon përshpejtimin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur
Kryqi i Kuq kërkon përshpejtimin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur

Komiteti Ndërkombëtarë i Kryqit të Kuq, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për më shumë angazhim për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Këto komente kanë pasuar takimin e grupeve punuese për persona të zhdukur të Kosovës dhe Serbisë që i mbajt në Beograd. Në një komunikatë të Komitetit Ndërkombëtarë të Kryqit të Kuq, shprehet shqetësim për “ritmin e ngadalshëm të procesit të ndriçimit të fatit të të zhdukurve”. Komunikata citon kryesuesen e grupit punues, Lina Milner, të ketë thënë se “mungesa e informatave të reja për vend varreza të mundshme dhe çështja e trupave të paidentifikuar janë pengesa reale për një përparim më të shpejtë”.

Kosova doli nga lufta me rreth 6 mijë të zhdukur ndërsa edhe 12 më pas mbetet i paqartë fati i 1 mijë e 799 vetave, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare. Që nga viti 2010 janë zgjidhur vetëm 74 raste, duke nxitur shqetësime për përparim të ngadalshëm.

Në vitin 2004 kanë filluar takimet e grupeve të të dyja palëve nën përkujdesjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, por rezultatet ende janë të pamjaftueshme.

XS
SM
MD
LG