Kryqi i Kuq Shqiptar ka nisur një operacion të gjërë humanitar për shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe higjenike për disa qindra familje të Nënshkodrës, që, për gati një muaj, u përballën me përmbytjet e shkaktuara nga rreshjet dhe shkarkimet e hidrocentraleve të Kaskadës së Drinit. Ndërkohë, banorët po apelojnë për ndihma të ngutshme për ushqimin e bagëtive, pasi rezervat ushqimore u janë dëmtuar gjatë ditëve të përmbytjes.