Lidhje

KS merr në shqyrtim sot kërkesën e palestinezëve për anëtarësim në OKB

  • Zëri Amerikës

KS merr në shqyrtim sot kërkesën e palestinezëve për anëtarësim në OKB

KS merr në shqyrtim sot kërkesën e palestinezëve për anëtarësim në OKB

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të shqyrtojë sot zyrtarisht kërkesën e palestinezëve për anëtarësim të plotë në OKB.

Diskutimi sot në Këshillin e Sigurimit mbahet mes thirrjeve të vazhdueshme për rigjallërimin e bisedimeve të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe dënimit nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe nga udhëheqësit palestinezë të një plani izraelit për ndërtimin e shtëpive të reja në Jeruzalemin Lindor.

Shefi politik i OKB-së Lin Paskoe i tha dje Këshillit të Sigurimit se duhen bërë të gjitha përpjekjet për t’i kthyer të dyja palët në tryezën e bisedimeve. Ai tha se tani është koha që të gjithë t’i japin një mundësi diplomacisë.

XS
SM
MD
LG