Lidhje

Rezolutë për krizën humanitare në Siri


Këshilli i Sigurimit i OKB-së prej 15 anëtarësh miratoi sot njëzëri një rezolutë për krizën humanitare në Siri, me kërkesën që të dyja palët në konflikt të lejojnë kalimin e menjëhershëm të ndihmës së nevojshme për miliona njerëz në gjendje të rëndë.

Edhe Rusia dhe Kina, që e kanë mbrojtur qeverinë siriane gjatë luftës civile tre-vjeçare, sot votuan pro rezolutës.

Votimi i sotëm nuk kërcënon me vënien e sanksioneve; Rusia këmbënguli që kjo referencë të hiqet nga teksti origjinal i mbështetur nga Perëndimi dhe nga vendet arabe. Por në të nuk shprehet synimi i Këshillit për marrjen e hapave të mëtejshme në rast se nuk zbatohet rezoluta.

Rezoluta kërkon kalimin e menjëhershëm të ndihmave nga kufiri dhe dënon shkeljen e të drejtave të njeriut nga qeveria siriane dhe grupet e armatosura të opozitës.
XS
SM
MD
LG