Lidhje

Kthehet normaliteti në Republikën Çeke, Poloni dhe Gjermani, pas përmbytjeve

  • Zëri Amerikës

Kthehet normaliteti në Republikën Çeke, Poloni dhe Gjermani, pas përmbytjeve

Kthehet normaliteti në Republikën Çeke, Poloni dhe Gjermani, pas përmbytjeve

Autoritetet evropiane thonë se situata po i kthehet normalitetit në Republikën Çeke, Poloni dhe Gjermani, pas përmbytjeve që shkaktuan të paktën 14 vdekje dhe dëmtuan komunitete të tëra.

Qeveria çeke dërgoi sot qindra ushtarë për pastrimin e rrënojave dhe për të çuar ndihma në dhjetra fshatra të përmbytur gjatë ditëve të fundit. Dëmi vlerësohet të jetë mbi 160 milionë dollarë. Autoritetet çeke thanë se mbi 900 shtëpi ka mbetur pa energji elektrike dhe rreth 4 mijë të tjera pa gaz natyror.

Qyteti polak Bogatinia pranë kufirit të përbashkët polak, gjerman dhe çek, pësoi dëme të mëdha. Vërshimet shkatërruan atje ura, rrugë dhe shtëpi. Përmbytjet po ashtu kanë detyruar evakuimin e mbi 1 mijë banorëve në shtetin e Saksonisë në Gjermaninë lindore, pas daljes nga shtrati të lumit Neisse në kufirin me Poloninë. Autoritetet gjermane shprehën shqetësimin se vërshimet mund të arrijnë deri në lumin Spree dhe të prekin edhe shtetin fqinj të Brandenburg-ut.

XS
SM
MD
LG