Lidhje

Kthehet rryma elektrike në disa zona të Kalifornisë jugore


Kthehet rryma elektrike në disa zona të Kalifornisë jugore
Kthehet rryma elektrike në disa zona të Kalifornisë jugore

Rryma elektrike është kthyer në San Diego dhe në disa zona të tjera të Kalifornisë jugore, Arizonës dhe Meksikës veriore, pas 12 orësh në një ditë të nxehtë vere.

Zyrtarët thanë se ende po hetojnë shkakun e ndërprerjes së rrymës, që ndikoi rëndë tek trafiku i dendur i mbasdites gjatë ditës së djeshme.

Një zëdhënës i kompanisë energjetike Arizona Public Service njoftoi se autoritetet dyshojnë për një gabim njerëzor. Por ai tha se edhe sistemet rezervë nuk funksionuan, për të cilat do të bëhen hetime.

Rreth 5 milion njerëz u prekën nga ndërprerja e rrymës, që u kthye për shumicën e njerzve para agimit të ditës së sotme.

Pasojat përfshinë ndërprerjen e punës në një central bërthamor, ndalimin e fluturimeve dhe ndalimin e transmetimeve në radio dhe në televizion.

XS
SM
MD
LG