Lidhje

Marrëdhëniet SHBA-Kubë


Në Uashington filluan sot bisedimet mes diplomatëve amerikanë dhe kubanë, të cilët po shqyrtojnë mundësitë për rivendosjen e marrëdhënieve mes dy vendeve, pas një ndërprerje prej pesë dekadash.

Bisedimet janë pjesë e nismës së presidentit Obama për t’i dhënë fund embargos tregëtare kundër Kubës.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se fokusi në bisedimet e sotme do të jetë hapja sa më shpejt e ambasadave në Uashington dhe Havanë.

Zyrtarët thanë se përparimi do të varet pjesërisht nga ajo që do të ofrojë pala kubane.

Kuba ka thënë se hapja e ambasadave do të varet nga fakti nëse Shtetet e Bashkuara do ta heqin Havanën nga lista e shteteve që nxisin terrorizmin.

XS
SM
MD
LG