Lidhje

Marrëdhëniet SHBA-Kubë


Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Hemisferën Perëndimore Roberta Jacobson tha se bisedimet në Havana shënojnë “një hap të rëndësishëm përpara” në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kubën, por se janë “vetëm një hap i parë”.

Duke folur në kryeqytetin kuban ditën e premte pas dy ditë bisedimesh, znj. Jacobson tha se rruga përpara është “e gjatë dhe komplekse”, por se diskutimet ishin zhvilluar në frymën e “respektit dhe mirësjelljes” dhe se Shtetet e Bashkuara janë “jashtëzakonisht të angazhuara” për të përparuar me dialogun.

Takimet e së mërkurës dhe të enjtes filluan një muaj pasi Presidenti amerikan Obama dhe Presidenti i Kubës Castro njoftuan se të dy vendet ishin të përgatitura për të normalizuar marrëdhëniet pas gati 50 vitesh.

Znj. Jacobson tha se dita e parë e bisedimeve u përqëndrua në aspektin e emigracionit, dhe dita e dytë u fokusua në hapat për rivendosjen e marrëdhënieve, duke marrë në konsideratë dhe rihapjen e ambasadave përkatëse dhe trajtimin e çështjeve me interes të përbashkët, përfshirë çështje globale të shëndetësisë, luftën kundër narkotikëve, bashkëpunimin mjedisor, si dhe luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore.

Znj. Jacobson tha se dy delegacionet trajtuan edhe aspekte mbi të cilat kanë mosmarrëveshje të vazhdueshme, si p.sh. në lidhje me të drejtat e njeriut.

XS
SM
MD
LG