Lidhje

SHBA dhe Kuba, dakord të hapin ambasada


Shtetet e Bashkuara dhe Kuba kanë rënë dakord të rihapin ambasadat e tyre në kryeqytetet përkatëse për herë të parë në më shumë se 50 vjet.

Presidenti Barack Obama bëri një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se Sekretari i Shtetit John Kerry do të shkojë në Havanë këtë verë për të ngritur flamurin amerikan në ambasadën e atjeshme, e para në më shumë se pesë dekada.

Zoti Obama dhe presidenti kuban Raul Castro njoftuan në dhjetor se të dyja vendet janë gati të rivendosin marrëdhëniet diplomatike që ishin dëmtuar rëndë nga Lufta e Ftohtë, pas disa muaj bisedimesh sekrete.

Qysh atëherë delegacione nga të dyja palët kanë zhvilluar takime në kryeqytetet e tyre për të detajuar rihapjen e ambasadave. Zoti Obama dhe zoti Castro zhvilluan një takim historik në prill që u pasua nga heqja e Kubës nga lista amerikane e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin.

XS
SM
MD
LG