Lidhje

Kufiri i borxhit amerikan


Kufiri i borxhit amerikan
Kufiri i borxhit amerikan

Presidenti amerikan Barak Obama do t’u përgjigjet sot pyetjeve nga përdoruesit e rrjetit social Twitter. Shtëpia e Bardhë tha se sesioni i diskutimit do të përqëndrohet në ekonominë amerikane dhe vendet e punës. Kompania Twitter thotë se pyetjet për presidentin do të zgjidhen duke përdorur një algoritëm që përcakton sa interes ka për çështjen që shtrohet. Faqja personale në Twitter e presidentit Obama që tani menaxhohet nga stafi i fushatës së tij 2012 – ka gati 9 milion pasues. Ndërkohë presidenti po përgatitet për negociatat nesër me anëtarë të të dyja partive për ngritjen e kufirit të borxhit kombëtar.

Presidenti Obama ka në plan të ftojë udhëheqës nga të dyja partitë politike në Shtëpinë e Bardhë nesër për të vazhduar negociatat për ngritjen e kufirit të borxhit kombëtar, ndërsa afrohet afati.

Zoti Obama e bëri njoftimin dje gjatë një dalje jo të zakonshme në konferencën e përditshme për shtyp të Shtëpisë së Bardhë.

“Duhet të zgjidhim shpenzimet në programet e brendshme, në programet e mbrojtjes. Duhet të zgjidhim shpenzimet në kodin e taksave, shpenzimet që vijnë nga pakësimi I taksave për të pasurit. Kjo do të kërkojë që të dyja partite të dalin nga pozicionet komode dhe të bien dakort për një kompromis të vërtetë”.

Presidenti paralajmëroi se nuk mbështet propozime që do të jepnin vetëm zgjidhje afat-shkurtër. Ai përsëriti thirrjen për një marrëveshje para minutës së fundit.

Megjithatë, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner u shpreh pesimist për negociatat nesër duke thënë se çdo marrëveshje që përfshin rritje taksash nuk do të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve.

XS
SM
MD
LG