Lidhje

Kufizohen alternativat e ndërkombëtarëve për të larguar me forcë Gadafin


Kufizohen alternativat e ndërkombëtarëve për të larguar me forcë Gadafin
Kufizohen alternativat e ndërkombëtarëve për të larguar me forcë Gadafin

Alternativat e komunitetit ndërkombëtar për ta larguar me forcë udhëheqësin libian Moamar Gadafi tani duken të kufizuara. Ndërkohë ende ka shpresë se sanksionet e OKB-së dhe veprime tjera diplomatike mund të minojnë autoritetin e Gadafit.

Dje sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gejts bëri thirrje që t’i jepet fund thirrjeve për veprime të cilat do të çonin drejt fillimit të një lufte. Megjithëse një senator i njohur amerikan i ka bërë thirrje Pentagonit t’i japë mbështetje nga ajri forcave opozitare, ka pak dëshmi dhe interes nga Shtetet e Bashkuara, Evropa ose fuqitë tjera për të marrë veprime ushtarake.

Duke foluar para një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve, Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gejts tha:

Vendosja e zonës për ndalimin e fluturimeve fillon me një sulm kundër Libisë për të shkatërruar mbrojtjen e tyre ajrore. Kështu vendoset zona e ndalimit të fluturimeve. Pastaj mund të dërgosh aeroplanët në gjithë vendin pa patur frikë se ato mund të qëllohen. Por, kështu fillon lufta.

Duke folur para një paneli në Komisionin e Sentati për Marrdhënie me Jashtë, sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se kriza në Libi kërkon marrjen e një numri veprimesh diplomatike dhe veprimeve tjera.

Ne do të shqyrtojmë të gjitha alternativat për sa kohë që qeveria libiane vazhdon të përdor armët kundër popullit të vet,” tha sektretarja Klinton.

Sekretarja Klinton tha se ajo i frikësohet prospektit të inflitrimit të Al-Kaidës ose grupeve tjera terroriste si ato në Somali dhe vendet e Bririt të Afrikës, në Libi.

Megjithatë, senatori Xhon Keri, kryetar i Komisionit të Senatit për Marrdhënie me Jashtë, tha dje se ndërkohë që vendosja e zonës së ndalimit të fluturimeve mbi Libi “nuk është propozim afatgjatë,” Pentagoni duhet të jetë i përgatitur për një gjë të tillë në rast se kjo kërkohet në të ardhmen.

I pyetur për komentet e zotit Gejts, Sekretari i Shtëpisë së Bardhë për Shtypin Xhej Karni tha se fakti që vendosja e zonës së ndalim-fluturimit është veprim i ndërlikuar nuk do të thotë se është hequr nga tavolina.

Ndërkohë, prokurori i Gjykatës Ndërkomëtare për Krime tha sot se ai do të hetojë udhëheqësin libian Moamar Gadafi dhe rrethin e tij të ngushtë, përfshirë disa nga djemtë e tij, për krime të mundshme kundër njerëzimit gjatë shypjes së dhunshme të protestuesve anti-qeveritar.

XS
SM
MD
LG