Lidhje

Kukës: 13 studentë dhe pedagogia e tyre asfiksohen nga rrjedhja e gazit


Kukës: 13 studentë dhe pedagogia e tyre asfiksohen nga rrjedhja e gazit
Kukës: 13 studentë dhe pedagogia e tyre asfiksohen nga rrjedhja e gazit

Sot pasdite, janë shoqëruar për në spitalin rajonal të qytetit të Kukësit 13 studentë dhe një pedagoge e tyre, të cilët u asfiksuan nga rrjedhja e një bombule gazi, që shërbente për ngrohje, në auditorin e fakultetit të infermierisë, ku studentët po ndiqnin një orë leksioni.

Dy prej studentëve janë në gjendje më të rëndë dhe po trajtohen në repartin e reanimacionit.

Të gjithë studentët po marrin trajtimin e nevojshëm shëndetësor dhe, sipas personelit mjeksor të spitalit të Kukësit, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë ditës së sotme temperaturat në qytetin e Kukësit arritën minus 14 gradë, ndërkohë që në qytet lartësia e dëborës ka arirtur në mbi një metër lartësi.

Qarku i Kukësi është një nga zonat e fatkeqësisë natyrore, të shpallur ditët e fundit nga qeveria shqiptare për shkak të situatës së rëndë të krijuar nga rreshjet e mëdha të dëborës dhe ngricat.

XS
SM
MD
LG