Lidhje

100 shqiptarë të famshëm në përvjetorin e pavarësisë


Flora Nikolla albanian journalist

Flora Nikolla albanian journalist

Personazheve të njohura publike u shtohen edhe 100 heronj të rinj të jetës moderne, që shkëlqejnë në punën e tyre në shkencë e kulturë

Qendra kulturore Albania Excellence është duke përgatitur një studim mbi 100 shqiptarët më të suksesshëm të viteve të fundit në gjithë fushat e dijes kudo në botë. Drejtuesja e projektit është Flora Nikolla, një nga gazetaret më të njohura të Shqipërisë. Ajo dhe bordi i qendrës kanë vendosur lidhje me qindra shqiptarë që kanë shënuar histori të reja suksesi në jetën e tyre të emigrimit, si dhe në atdhe.

“Një nga qëllimet e studimit është që të nisë krijimin e një baze të dhënash se ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët e famshëm dhe cila është krijimitaria e tyre, një informacion, i cili deri tani mungon. Po ashtu synohet që personazheve të njohura publike t’u shtohen edhe 100 heronj të rinj të jetës moderne, që shkëlqejnë në punën e tyre në shkencë dhe kulturë” - thotë ajo.



Studimi do të botohet së shpejti në një libër me titull “100 histori suksesi në 100 vjetorin e shtetit shqiptar”. Flora thotë se personazhet e suksesshëm shqiptarë janë të shumtë dhe të zgjedhësh midis tyre është një punë shumë e vështirë, port ë gjithë po kalojnë disa kritere teknike profesionale.

“Ky studim me 100 shqiptarët e suksesshëm nisi me synimin që të ruajë dhe të ngrejë lart vlerat njerëzore të shqiptarëve dhe të ndikojë sadopak në kthimin e tyre në Shqipëri apo rivendosjen e kontakteve me publikun e vet kulturor dhe shkencor” – thotë Flora Nikolla.

Tashmë që talenti i tyre është zbuluar dhe vlerësuar nga bota, është e nevojshme që ata dhe sukseset e tyre të njihen edhe në atdhe, si jë provë që Shqipëria nxjerr figura dinjitoze në kulturën perëndimore, të cilës i përket. Fondit të shqiptarët të famshëm jashtë do tu shtohen edhe ata që jetojnë dhe krijojnë në Shqipëri, por që tranzicioni, rrethanat dhe modestia nuk u kanë dhënë më shumë njohje nga publiku.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG