Lidhje

SHBA, kompensim për viktimat në Kunduz


Shtetet e Bashkuara po u ofrojnë kompensim monetar personave që u plagosën dhe familjarëve të të vrarëve në sulmin ajror të kryer nga forcat amerikane, që goditi gabimisht një spital të organizatës “Mjekët pa kufij” në Kunduz të Afganistanit, më 3 tetor.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Mbrojtjes tha se pagesat do të bëhen nga fondi i Pentagonit për “civilët e plagosur dhe familjet e civilëve të vrarë, si rezulat i operacioneve ushtarake amerikane”.

Grupi mjekësor i njohur me akronimin në frengjisht MSF, ka thënë se sulmi ajror i 3 tetorit la të vrarë 22 pacientë dhe anëtarë të ekipit spitalor. Organizata “Mjekët pa kufij” tha gjithashtu se nga java e kaluar figurojnë të zhdukur rreth 48 njerëz, pacientë dhe ekip mjekësor.

Presidenti Barack Obama i kërkoi falje për sulmin organizatës “Mjekët pa kufij”, që ka kërkuar të zhvillohet një hetim i pavarur.

XS
SM
MD
LG