Lidhje

Kuqi: Prishtina do të vazhdojë përpjekjet për vendosjen e sundimit të ligjit në veri


Kuqi: Prishtina do të vazhdojë përpjekjet për vendosjen e sundimit të ligjit në veri
Kuqi: Prishtina do të vazhdojë përpjekjet për vendosjen e sundimit të ligjit në veri

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, tha sot se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë me hapa të kujdesshëm dhe bashkërenduar me komunitetin ndërkombëtarë për vendosjen e sundimit të ligjit në veriun e Kosovës. Ai i bëri këto komente pas një takimi me drejtorët e Qendrave Korrektuese dhe të Paraburgimit të Kosovës, me ç’rast tha se sundimi i ligjit ne veri do të forcohet pas vendosjes së gjykatësve dhe prokurorëve vendas në gjykatat e atjeshme në të cilat nuk ka personel vendas që nga marsi i vitit 2008 kur ato u uzurpuan nga protestuesit serbë që po kundërshtonin shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Kuqi tha se sundim i ligjit në veri ka disa segmente.

“E para ka të bëjë me kontrollin e plotë të pikave doganore, çfarë kemi filluar ta bëjmë, natyrisht, pjesa e dytë ka të bëjë me forcimin e zinxhirit komandues në Policisë së Kosovës dhe e treta në funksionimin e gjykatave dhe prokurorive. Këto janë pjesë që do bëjmë me kohë, me aktivitete të koordinuara dhe gjithmonë të kujdesshëm për sigurinë fizike të gjyqtarëve dhe prokurorëve tonë”, tha zëvendëskryeministri Kuçi.

Gjendja në veriun e Kosovës vlerësohet e qetë, ndonëse edhe më tej nuk janë zhbllokuar të gjitha rrugët që çojnë në vendkalimet kufitare veriore me Serbinë. Përfaqësuesit politikë lokal të serbëve ngulin këmbë që të mos zbatohet marrëveshja e arritur ndërmjet KFOR-it, qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë për tejkalimin e situatës në veri.

Forcat e NATO-s morën nën kontroll veriun e trazuar që u përfshi nga dhuna, në fund të muajit korrik, pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të vënë nën kontroll vendkalimet kufitare veriore me Serbinë.

XS
SM
MD
LG