Lidhje

Shqipëri: Festohet Kurban Bajrami


Kryetari i Komunitetit Musliman, Selim Muça, hodhi poshtë dyshimet se punimet për ndërtimin e xhamisë së madhe janë ndërprerë.

Tiranë

Mijëra besimtarë muslimanë shqiptarë festuan sot Kurban Bajramin. Megjithë shiun e pandërprerë dhe motin e paqëndrueshëm, ata u mblodhën pranë shëtitores kryesore të Tiranës për faljen e rastit, duke i uruar njëri tjetrit për festën, begati dhe mirësi. Në ditë si kjo udhëheqësit fetarë urojnë festën e Kurban Bajramit, duke bërë thirrje për të ndihmuar njëri tjetrin dhe për të dhuruar pjesë nga mirëqenia e tyre.
Drejtuesit e Komunitetit Musliman të Shqipërisë uruan besimtarët për paqe, lumturi dhe gëzime në familje, duke u bërë thirrje për bujari dhe ndihmë ndaj të varfërve. Ata theksuan se afrimi dhe bashkëpunimi që sjell Kurbani Bajrami duhet të shtrihet edhe në gjithë njerëzit dhe kombin shqiptar.


Kryetari i Komunitetit Musliman, Selim Muça, hodhi poshtë dyshimet për mosndërtimin e xhamisë së madhe.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, uroi besimtarët për këtë festë që kujton dashurinë dhe mëshirën e Zotit ndaj njerëzve si dhe detyrimet që rrjedhin prej saj. Ai theksoi në mesazh se Kurban Bajrami u mëson njerëzve “mposhtjen e egoizmit, mendjemadhësisë, frenimin e materializmit, duke synuar gjithmonë barazinë, vëllazërimin, paqen, begatinë”. Kryeministri Edi Rama uroi besimarët për festën dhe siguroi përfaqësuesit e Komunitetit Musliman Shqiptar për ndërtimin e xhamisë së re, duke u bërë edhe një donator në ndërtimin e saj. Ai theksoi se xhamia e re do të jetë së shpejti një pikë referimi në kreqytet. Edhe Kryetari i PD dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, uroi besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Ai uroi gjithashtu që qeveria dhe Komuniteti Musliman ta shndërrojnë në realitet ndërtimin e Xhamisë së madhe të Tiranës, e lënë në harresë për dekada me radhë.

Mijëra besimtarë falen prej shumw vitesh në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” për shkak të xhamive të pamjaftueshme. Mijëra besimtarë të tjerë falen në objektet e kultit, të reja e të vjetra. Ato gjenden në të gjitha lagjet e kryeqytetit, por nuk mjaftojnë për numrin e madh të besimtarëve muslimanë. Ndërtimi i një xhamie të madhe sapo ka nisur nga Komuniteti Musliman Shqiptar pak metra larg qendrës së Tiranës në një truall të namasgjasë, një pronë fetare e trashëguar brez pas brezi nga qarqet muslimane të vendit. Një ndryshim në këtë projekt nga qeveria solli pasiguritë se kështu mund të pengohej ndërtimi i saj.

Shkodër

Edhe në Shkodër, besimtarët myslimanë festuan Kurban Bajramin, duke u lutur për paqe, harmoni dhe më shumë mbështetje ndaj njerëzve në nevojë.


Gjirokastër

Edhe në jug të Shqipërisë besimtarët myslimanë festuan Kurban Bajramin.Në Xhaminë e Pazarit në Gjirokastër besimtarët zhvilluan Faljen e Mëngjesit dhe më pas kryen vizita tek njëri tjetri. Besimtarët e fesë islame e shfrytëzojnë këtë ditë edhe për të ndihmuar të varfërit që nuk kanë mundësi të festojnë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG