Lidhje

Kurdët anulojnë protestat për lirimin e udhëheqësit të tyre Abdullah Oçalan


Kurdët anulojnë protestat për lirimin e udhëheqësit të tyre Abdullah Oçalan

Kurdët anulojnë protestat për lirimin e udhëheqësit të tyre Abdullah Oçalan

Një deputet kurd në parlamentin turk thotë se janë anuluar protestat në qytetin port Gemlik të Turqisë veripërëndimore afër një burgu ku po mbahet udhëheqësi i militantëve kurdë Abdullah Oçalan.

Ligjvënësi Aysel Tugluk ka thënë se anulimi ishte urdhëruar pasi policia në Gemlik bllokoi autobusët që transportonin protestuesit të cilët po shkonin në qytet. Televizioni turk ka thënë se dje një autokolonë tjetër me rreth 1 mijë protestuesë nuk u lejua të largohej nga qyteti Diybaikir me popullsi kryesisht kurde.

Protesta e planifikuar ishte organizuar nga aktivistët të cilët po kërkojnë që qeveria turke ta njohë si përfaqësues ligjitim të tyre udhëheqësin e grupit të jashtëligjshëm Partia Punëtore e Kurdistanit, Abdullah Oçalan, në bisedimet e ardhshme për paqe.

Oçalan më herët ka dërguar një mesazh përmes avokatit të tij ku thuhej se ai kishte rënë dakord me zyrtarët turqë për krijimin e një “këshilli të paqes” që ka për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit 27 vjeçar.

XS
SM
MD
LG