Lidhje

Kurdët luftojnë me Shtetin Islamik


Luftëtarët kurdë dhe Shteti Islamik janë përfshirë në një betejë të ashpër për të kontrolluar qytetin sirian të Kobanit, duke regjistruar të vrarë të shumtë nga të dyja palët.

Organizata "Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut" njoftoi se të paktën 27 ekstremistë dhe 19 kurdë u vranë dje dhe sot në luftime. Ndër të vrarët ishte edhe një grua që luftonte në radhët e forcave kurde, e cila hodhi veten në erë dhe vrau një numër ekstremistësh.

Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të ndalin ofensivën e Shtetit Islamik ndaj qytetit. Një zëdhënës i ushtrisë amerikane tha sot se forcat amerikane kishin shkatërruar dy pozicione luftarake të ekstremistëve gjatë një sulmi të fundit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG