Lidhje

Kurs për studimin e bimëve të egra që mund të konsumohen

  • Susan Logue

Foragers learn to separate the delicious wild plants from the deadly ones.

Foragers learn to separate the delicious wild plants from the deadly ones.

Shumica e amerikanëve blejnë ushqimet në dyqane. Por, gjithnjë e më shumë amerikanë po shikojnë për alternativa tjera për blerjen e ushqimeve të freskëta, si tregjet e fermerëve ose kultivimin e perimeve në kopshtet e shtëpive të tyre. Një burim tjetër i ushqimit për disa njerëz është eksplorimi i bimëve të egra. Në një zonë rurale rreth 85 kilometra në jugpërëndim të Uashingtonit, të interesuarit mund të mësojnë identifikimin e bimëve të egra të cilat janë të sigurta për t’u ngrënë.

Tim MacWelch nuk rekomandon ngrënien e barit nga kopshti para se të mësosh nëse një gjë e tillë është e sigurt.

“Ka shumë bimë të këqija ndaj të cilave unë jam i kujdesshëm.”

Zoti MacWelch ka studiuar aftësitë për të mbijetuar në natyrë dhe që nga mosha adoleshente ka bërë ecje në natyrë.

“Mendoja nëse unë mund të gjejë gjithçka që më duhet, nuk kam nevojë të sjellë ushqim nga shtëpia.”

Në vitin 1997, ai themeloi organizatën Earth Connection për të ndarë përvojën e tij.

Zoti MacWelch ka patur dhjetëra studentë në klasët e tij. Kësaj radhe ai ka dy studentë, Tamae dhe Bob Heilen.

“Në rastet urgjente nëse nuk mund të magazinojë ushqimin, dua të jem në gjendje të gjej ushqim në natyrë. Por gjithashtu unë dhe gruaja ime kemi dëshirë të mësojmë gjëra të reja”, thotë Bob.

“Kohët e fundit kam filluar të gatuaj bimë të egra si lule radhiqe nga kopshti ynë. Ishte shumë e shijshme prandaj dua ta studioj këtë bimë”, thotë Tamae.

Këtu në pronën prej katër hektarësh të organizatës Earth Connection, çifti mëson për lule radhiqen dhe bimë të tjera që mund konsumohen, si bar pezmi.

Ata mësojnë edhe për karrotat e egra, por zoti MacWelch, paralajmëron se karrotat mund të dallohen me vështirësi. Zoti MacWelch thotë se vjeshta është kohë e mirë për të studiuar këto bimë.

“Sallatat e gjelbra janë të buta dhe të embla, arrat janë të bollshme. Madje në fund të kesaj stine ka edhe mana dhe fruta.”

Por ai thotë se duhet patur kujdes edhe me frutat dhe manat pasi vetëm gjysma e tyre mund të konsumohen.

MacWelch thotë se shumica e studentëve të tij vijnë në klasë sepse janë në kërkim të shijeve të reja.

“Në natyrë ka gjëra të rralla dhe ato nuk mund të transportohen. Këto bimë janë largë syve të konsumit normal të ushqimit në Amerikë.”

Shumë nga këto bimë rriten në Amerikë. Por ato duhet të kërkohen:

“Jeni në një mision për t’i gjetur ato dhe nuk e dini se ku janë, por e dini së do të ishte mirë nëse i gjeni ato.”

Tim MacWelch në të gjitha stinët e vitit ofron klasë mësimi për bimët e egra që mund të konsumohen. Ai gjithashtu ofron klasë për të mësuar aftësitë e mbijetesës në natyrë.

XS
SM
MD
LG