Lidhje

Kushtetuesja rrëzon Byronë e Hetimeve


Gjykata njoftoi sot se e ka konsideruar si “të papajtueshme me Kushtetuën” ngritjen e kësaj strukture. Vendimi pas ankimimit të Partisë Demokratike

Në Shqipëri Gjykata kushtetuese rrëzoi sot krijimin e Byrosë kombëtare të hetimit, krijimi i së cilës ishte parashikuar në ligjin e ri për Policinë e Shtetit të miratuar vitin e kaluar vetëm me votat e së majtës

Në një komunikatë të shkurtër, Gjykata njoftoi se e ka konsideruar si “të papajtueshme me Kushtetutën”, ngritjen e Byrosë së Hetimit, ndërsa argumentat për vendimin e saj pritet të bëhen publik në javët në vijim.

Byroja e Hetimit, një nga premtimet elektorale të socialistëve, ishte parashikuar si “një strukturë e cila kryen veprimtari gjurmuese dhe hetimore, në përputhje me legjislacionin penal dhe procedural penal, për veprat penale në fushën e korrupsionit dhe veprimtarinë kriminale të lidhur me të”

Gjykata u vu në lëvizje për këtë cështje pas një ankimi të Partisë demokratike sipas së cilës Byroja e Hetimit merrte kompetenca të cilat ligji ja njihte eskluzivisht prokurorisë. Ngritja e kësaj strukture ishte kundërshtuar dhe nga presidenti Bujar Nishani i cili e kishte kthyer pas ligjin. Ndërsa vërejtje ishin paraqitur edhe nga Prokuroria e Përgjithshme.

Vendimi i Gjykatës vjen në një moment kur ministria e Brendshme kishte nisur punën për organizimin e Byrosë, duke kërkuar mbështetje dhe të partnerëve ndërkombëtarë. Tre javë më parë ministri i Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri priti dhe dy përfaqësuesë të lartë të FBI-së amerikane e cila parashikohej të angazhohej për të ndihmuar autoritetet në funksionimin e kësaj strukture

Trego komentet

XS
SM
MD
LG