Lidhje

Kushtetuesja i jep të drejtë opozitës


Ndërhyrja në serverin e Tatimeve, Gjykata rrëzon vendimin e shumicës së majtë për rrëzimin e kërkesës për komision hetimor. PD: Fitore e parlamentarizmit

Në Shqipëri Gjykata kushtetuese e konsideroi si të papajtueshëm me Kushtetutën vendimin e marrë nga parlamenti dhjetorin e kaluar, vetëm me votat e shumicës, për rrëzimin e kërkesës së opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor lidhur me ndërhyrjet në serverin e drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve

Opozita kërkoi ngritjen e komisionit hetimor pasi sipas saj ndërhyrjet në server kishin qenë të qëllimshme. Afër 4 milion deklarata tatimore ishin zhdukur nga serveri, në një operacion të organizuar nga qeveria, pretendon opozita.

Por sipas shumicës, denoncimi për ndërhyrjet në server ishte bërë nga vetë Drejtoria e tatimeve. Kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor të majtët e konsideruan të papranueshme pasi sipas tyre, për këtë cështje kishte ndërkohë një hetim nga Prokuroria.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u përshëndet sot nga opozita e cila foli për një “fitore të parlamentarizmit dhe një shuplakë për qeverinë”. Deputeti Oerd Bylykbashi tha se sapo vendimi të hyjë në fuqi, opozita do të përsërisë kërkesën për ngitjen e komisionit hetimor lidhur me ndërhyrjet në serverin e tatimeve.
XS
SM
MD
LG