Lidhje

Kushtetuta egjiptiane


Hartuesit e projekt-kushtetutës egjiptiane kanë krijuar një dokument që ka shqetësuar shumë studiues ligjorë dhe grupe të të drejtave të njeriut. Para një referendumi kombëtar të caktuar për të shtunën i hedhim një vështrim dokumentit që ka ngjallur shumë debate.

Presidenti egjiptian Mohamed Morsi u dha hartuesve të kushtetutës së re të Egjiptit një afat shtesë prej tre muajsh për të përfunduar detyrën e tyre. Por mundësia që legjitimiteti i dokumenti të sfidohej në gjykatë, hartuesit kryesisht islamikë e miratuan dokumentin në një sesion të jashtëzakonshëm që vazhdoi gjatë gjithë natës në fund të muajit të kaluar. Deputetët liberalë dhe laikë e bojkotuan procesin dhe kritikët e quajtën dokumentin një farsë. Ata dolën në rrugë në shenjë proteste.

Ata janë të shqetësuar se në një referendum të caktuar për të shtunën, shumica myslimane në këtë vend shumë besimtar mund të thotë: "Po".

Analisti politik Mustafa el Labbad argumenton se kushtetuta nuk duhet të lidhet thjesht me shumicën.

"Një kushtetutë mund të hartohet, dhe të miratohet bazuar mbi një kompromis nga të gjitha fraksionet dhe të gjitha partitë. Nuk mendoj se duke patur një shumicë të thjeshtë, mund të bësh çfarë të duash".

Pavarësisht protestave nga kundërshtarët, disa vëzhgues besojnë se projekt-kushtetuta nuk është një dokument për zbatimin e rreptë të ligjit islamik, shprehet sociologu Said Sadek:

"Ka disa elemente pozitive. Ka edhe elemente negative. Projekt-kushtetuta ka edhe mungesa por edhe nene shumë të rrezikshme”.

Është e paqartë se cilat "parime të ligjit islamik, Sheriatit, siç tregohet në projekt-kushtetutë, do të jenë bazë për hartimin e ligjeve. Profesor Sadek sjell si shembull dy studiues të njohur, njëri që flet për nevojën e të drejtave të barabarta për gratë, ndërsa tjetri që mendon se vendi i gruas është në shtëpi.

“Të dyja këto interpretime mbështetet tek Sheriati. Cili do të zbatohet – ligji progresist islamik, apo ai reaksionar?”

Ndërsa disa hartues thonë se kërkojnë një shtet modern, të moderuar islamik, drejtoresha e organizatës Human Rights Watch në Egjipt Heba Morayef thotë se synimet janë të parëndësishme. Ajo kundërshton dispozitat që i japin qeverisë të drejtën e mbikëqyrjes së moralit dhe jetës familjare.

"Teksti i dokumentit i jep mundësi qeverisë të ndërhyjë dhe të kufizojë të drejtat, themelore mbi bazën e këtyre koncepteve të gjera të moralit për "natyrën e vërtetë të familjes egjiptiane". Kjo dobëson rrënjësisht mbrojtjen e të drejtave në çdo kushtetutë. "

Vëllazërimi Mysliman, që dominon grupin hartues të kushtetutës, i hedh poshtë kritikat, duke argumentuar se projekt-kushtetuta realizon "ëndrrat e krijimit të një regjimi demokratik".

Hartueist e kushtetutës po përpiqen gjithashtu të bindin egjiptianët se të drejtat e tyre, përfshirë të drejtën e fjalës, do të mbrohen. Por ajo që bie në sy, është se në shumë karikatura, portretet janë pa gojë.

Në një Egjipt kaq të polarizuar, zoti Sadek mbron idenë e rivendosjes së përkohëshme të kushtetutës së vjetër, me disa prej amendamenteve të miratuara vitin e kaluar, pastaj arritjen e konsensusit me kalimin e kohës, kur atmosfera të qetësohet.
((SADEK ACT))
"Amerikës iu deshën 10 vjet, ashtu si edhe shumë vendeve, pasi e dinë se kushtetuta mund të çojë në një katastrofë të madhe dhe në përçarje në vend, prandaj duhet ta shtyjnë refrendumin për kushtetutën".
Por në kushtet kur referendum është caktuar për të shtunën, shanset për arritjen e konsensusit apo të qetësisë duken të pakta.
XS
SM
MD
LG