Lidhje

ISIS merr përgjegjësinë për një sulm më Kuvajt


Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës tek një xhami shiite në kryeqytetin e Kuvajtit që shkaktoi vdekjen e të paktën 25 vetëve.

Një grup u lidhur me Shtetin Islamik, i njohur si Provinca Najd tha se e kishte ndërmarrë sulmin në xhaminë Imam Sadiq në qytetin e Kuvajtit. Autori aktivizoi eksplozivët ndërsa xhamia ishte plot me besimtarë që merrnin pjesë në lutjet e së premtes.

Shteti Islamik i konsideron myslimanët shiitë si heretikë.

Emiri i Kuvajtit, Sheik Sabah al-Ahmad al-Sabah vizitoi vendin e ngjarjes pas sulmit.

XS
SM
MD
LG