Anketim mbi sfidat e Kosovës
Një anketim i kryer nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara vë në pah se papunësia, korrupsioni dhe zhvillimi i ultë ekonomik janë problemet kryesore me të cilat përballet Kosova. Sipas këtij programi, qytetarët janë të pakënaqur me masat institucionale për luftë kundër korrupsionit.