Lidhje

Sekretarja Klinton vlerëson Kirgizistanin për përpjekjet e formimit të qeverisë


Sekretarja Klinton vlerëson Kirgizistanin për përpjekjet e formimit të qeverisë
Sekretarja Klinton vlerëson Kirgizistanin për përpjekjet e formimit të qeverisë

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton vlerësoi Kirgizistanin lidhur me përpjekjet e tij për formimin e një qeverie koalicioni pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit.

Pas takimit me kryeministren Roza Otunbajeva në Bishkek, Zonja Klinton tha se Kirgizistani po e reformon qeverisjen në mënyrë që ajo të përfaqësojë larminë e plotë të njerëzve dhe të rajoneve të vendit.

Ajo diskutoi me zonjën Otunbajeva edhe rreth statusit të marrëveshjes që lejon avionët ushtarakë amerikanë të ulen në bazën ajrore Manas pranë Bishkekut, në rrugën e tyre për në Afganistan.

Zonja Klinton u largua sot për në Uzbekistan, ndalesa e tretë në turneun e saj diplomatik.

XS
SM
MD
LG