Lidhje

Pres. Obama, urdhër ekzekutiv në Ditën e Punës


Presidenti Barack Obama e shënoi sot Ditën e Punës në Shtetet e Bashkuara duke kërkuar që t’u jepet leje e paguar për arsye shëndetësore 300 mijë punonjësve që punojnë për kontraktorët federalë.

Presidenti demokrat Obama, që është në 16 muajt e fundit të presidencës, është indinjuar nga kundërshtimi i Kongresit të kontrolluar nga republikanët ndaj disa propozimeve të tij.

Megjithatë sot në një tubim në Boston organizuar nga sindikatat, ai tha sot se ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv në avionin presidencial, ndërsa shkonte për të marrë pjesë në atë aktivitet, me anë të të cilit autorizohet dhënia e shtatë ditëve leje të paguar në vit për nevojat shëndetësore, duke filluar nga viti 2017, për ata që punojnë në kompani që kanë kontrata me qeverinë federale.

Kjo leje do t’u jepte mundësi punonjësve që të kujdeseshin për vete, apo anëtarë të familjes, si fëmijët, prindërit ose bashkëshortët.

Zoti Obama tha se republikanët kanë sulmuar vazhdimisht punonjësit amerikanë.

Dita e punës në Shtetet e Bashkuara shënohet të hënën e parë të shtatorit. Ajo nderon punonjësit amerikanë dhe kontributin e tyre për mirëqenien e vendit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG