Lidhje

Lady Antebellum, fituesi i madh i çmimeve Grammy


Lady Antebellum, fituesi i madh i çmimeve Grammy
Lady Antebellum, fituesi i madh i çmimeve Grammy

Lady Antebellum ka fituar çmimin Grammy për Këngën e Vitit në ceremoninë e 53-të të këtyre çmimeve.

Trioja e muzikës kantri u shpërblye dje me çmim për këngën hit Need You Now. Albumi me të njëjtin emër i grupit po ashtu fitoi çmimin për albumin më të mirë kantri.

Këngëtarja dhe basistja Esperanza Spalding fitoi ndaj adoleshentit Xhastin Bibër për çmimin e artistit më të mirë të ri gjatë ceremonisë së transmetuar drejtpërdrejt nga Los Anxhelosi.

Legjenda e rokut Mik Xhegër u paraqit për herë të parë në ceremoninë e çmimeve Gremi. Xhegër këndoi një këngë kushtuar artistit të ndjerë të muzikës bluz, Solomon Bërk.

Albumi The Resistance i grupit britanik Mjuz u shpërblye me çmimin për albumin më të mirë të muzikës rok, ndërsa The Fame Monster i artistes Lady Gaga mori çmimin e albumit më të mirë për pop vokal.

Miranda Lambert u shpërblye me Gremi për interpretimin më të mirë femëror të muzikës kantri me këngën The House That Built Me. Ndërkaq, grupi Train fitoi çmim për interpretimin më të mirë për duete ose grupe me këngën Hey, Soul Sister.

Këngëtarët Bruno Mars dhe Lady Gaga morën shpërblimet për këngëtarët më mirë.

XS
SM
MD
LG