Lidhje

Anulohet koncerti në Indonezi i Lady Gagas


Vendimi për anulimin e koncertit u mor pasi ekstremistë islamikë kërcënuan se do të ndërmerrnin akte dhune

Menaxherët e artistes amerikane Lady Gaga thonë se koncerti që kishte planifikuar të jepte këngëtarja më 3 qershor në Indonezi është anuluar.

Vendimi për anulimin e koncertit u mor pasi ekstremistë islamikë kërcënuan se do të ndërmerrnin akte dhune nëse Lady Gaga jepte koncert në Indonezi. Menaxherët e artistes shprehën shqetësim për sigurinë e saj, por edhe të spektatorëve që do të vinin në koncert.

Policia indoneziane nuk pranoi të jepte leje për zhvillimin e koncertit nëse artistja nuk pranonte të zbuste tonet seksuale dhe dekadente që karakterizojnë shfaqjet e saj.

Ekstremistët islamikë kishin kërcënuar të dërgonin 30 mijë vetë për të mos e lejuar Lady Gaga-n të zbriste nga avioni. Mbi 52 mijë bileta janë shitur për këtë koncert, që do të kishte qenë shfaqja e saj më e madhe në Azi.
XS
SM
MD
LG