Lidhje

Lagard nuk arrin të marrë mbështetjen e Indisë për kandidaturën në FMN


Lagard nuk arrin të marrë mbështetjen e Indisë për kandidaturën në FMN
Lagard nuk arrin të marrë mbështetjen e Indisë për kandidaturën në FMN

Ministrja franceze e Financave Christine Laggard nuk ka arritur të marrë mbështetjen e Indisë për kandidaturën e saj për t'u bërë kreu i ardhshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ajo u takua sot me kryeministrin indian Manmohan Singh dhe ministrin e Financave Pranab Mukherjee në Nju Delhi, në kuadër të një turneu për të siguruar përkrahje për këtë post. Zonja Laggard ka shkuar në Brazil dhe pritet të vizitojë Kinë, si dhe ka planifikuar takime me zyrtarë të rëndësishëm të Afrikës.

Pavarësisht nga mos sigurimi i mbështetjes indiane, ministrja franceze i përshkroi takimet e saj si të shkëlqyera.

Ministri indian i Financave, Mukherjee tha se krey i FMN-së duhet të zgjidhet me konsensus dhe se India është gati të bashkëpunojë me Brazilin, Rusinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut për të gjetur një kandidat të përbashkët.

XS
SM
MD
LG