Lidhje

Lagard: SHBA të zgjidhin me shpejtësi krizën e borxhit

  • Zëri Amerikës

Lagard: SHBA të zgjidhin me shpejtësi krizën e borxhit

Lagard: SHBA të zgjidhin me shpejtësi krizën e borxhit

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristine Lagard tha se Shtetet e Bashkuara duhet të zgjidhin me shpejtësi krizën e borxhit pasi në të kundërt pasojat do të jenë mjaft të rënda.

Në një fjalim sot në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë në Nju Jork, zonja Lagardë tha se udhëheqësit e Kongresit dhe presidenti Obama duhet të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur për të rritur tavanin prej 14 presje 3 trilion dollarë.

Pa rritur këtë kufi, Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të mos përmbushin detyrimet financiare pas një jave. Lagard tha se një situatë e tillë do të ishte tejet serioze jo vetëm për Shtetet e Bashkuara por edhe për ekonominë botërore.

Shefja e FMN-së preferoi të qëndronte larg debatit të ashpër politik të Uashingtonit. Ajo tha se nuk do të përkrahte asnjë nga planet e paraqitura për zgjidhjes e krizës.

XS
SM
MD
LG