Lidhje

Lagarde: Ekonomia globale po përmirësohet, por mbetet e brishtë

  • Zëri Amerikës

Kreu i FMN-së thotë se ekonomia globale po përmirësohet pas vështirësive që ka patur kohët e fundit, por mbetet e brishtë. Në një konferencë shtypi që mbajti sot në Washignton, Christine Lagarde paralajmëroi për rrezikun e vetëkënaqësisë dhe izolimit. Ajo tha se ekonomia evropiane po shfaq disa shenja inkurajuese, por mbetet e stresuar, ndërsa Shtetet e Bashkuara po shohin shenja përmirësimi të rritjes ekonomike dhe punësimit.

Zonja Lagarde bëri thirrje për vazhdimin e rolit drejtues të SHBA për çështjet ekonomike dhe argumentoi se bota është kaq e ndërthurur, saqë problemet nga i gjithë globi prekin amerikanët drejtpërdrejt. Drejtoresha menaxhuese e FMN-së thotë se kriza ekonomike është lehtësuar nga veprimet e guximshme të bankave qendrore kryesore, që i qetësuan tregjet financiare. Ajo tha se bota ka nevojë për një sistem finianciar më të sigurtë dhe më të fuqishëm, që i vendos interesat e shoqërisë para fitimeve financiare, si dhe bëri thirrje për rregullore më efektive dhe të koordinuara mes vendeve të ndryshme për arritjen e këtij synimi.

XS
SM
MD
LG