Lidhje

Anullohet tenderi për Lagunën e Patokut


Vendimi nga Gjykata Administrative. Tre javë më parë, tenderi i fituar nga vëllai i deputetit socialist Armando Prenga, coi në konfliktin e dhunshëm ku mbetën të plagosur 7 persona

Në Shqipëria Gjykata administrative vendosi sot të rrëzojë vendimin e ministrisë së Bujqësisë për t’I dhënë në shfrytëzim një shoqërie të vëllait të deputetit socialist Armando Prenga Lagunën e Patokut

Përplasja për shfrytëzimin e kësaj Lagune coi disa javë më parë në një konflikt të dhunshëm mes familjes Cali e cila kishte patur të drejtën e administrimit të saj në 10 vitet e fundit dhe familjes së deputetit socialist. Një përplasje e cila përfundoi me 7 të plagosur nga të cilët dy me armë zjarri. Deputeti socialist u arrestua dhe atij ju hoq imuniteti.

Cështja në gjykatën Administrative u dërgua nga shoqëria Cali e cila pretendoi parregullsi në tender, mbi të cilin pati dyshime të forta se u ndikua politikisht duke qenë se shoqëria e vëllait të deputetit ishte krijuar vetëm disa muaj përpara se të fitonte garën e shpallur nga ministria e Bujqësisë e cila, sipas vendimit të sotëm të Gjykatës, do të duhet të rihapë sërish procesin

Trego komentet

XS
SM
MD
LG