Lidhje

Lajçak: Brukseli i shqetësuar për situatën në Shqipëri

  • Armand Mero

Lajçak: Brukseli i shqetësuar për situatën në Shqipëri

Lajçak: Brukseli i shqetësuar për situatën në Shqipëri

I dërguari i Bashkimit Europian Miroslav Lajçak deklaroi sot në mbrëmje në Tiranë se Brukseli është ende i shumë i shqetësuar për situatën në Shqipëri dhe se ekziston ende rreziku i përshkallëzimit të saj dhe i përplasjeve të dhunshme. Pohimi i tij erdhi në përfundim të takimeve që ai pati në Tiranë me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin socialist Edi Rama.

Nesër opozita ka paralajmëruar zhvillimin e katër mitingjeve në Tiranë, Vlorë, Korçë dhe Lezhë.

“Unë i ftoj qytetarët shqiptarë të sillen në mënyrë të qetë e të përgjegjshme, Të mos provokojnë e të mos provokohen, në mënyrë që këto manifestime të mos kthehen në shfaqje të re të dhunës”, tha zoti Lajçak.

Misioni i tij i dyte në Tiranë, ishte të nxiste palët drejt dialogut. “21 janari ishte një ngjarje tragjike dhe emocionet janë akoma të larta”, u shpreh ai duke ju referuar klimes së nxehtë politike. “Duhet evituar dhuna dhe retorika nxitëse, duhet respekt i plotë për sundimin e ligjit dhe institucionet”, është shprehur Lajçak.

Sipas tij formula e zgjidhjes do të ishte që “nga njëra anë prokuroria të lejohet të bëjë punën e saj dhe të zhvillojë hetime të balancuara e gjithëpërfshirëse të clat në përfundim të çojnë përpara drejtësisë përgjegjësit e gjithë asaj që ndodhi, dhe nga ana tjetër klasa politike të angazhohet në një dialog për organizimin, sipas standarteve ndërkombëtare të zgjedhjeve lokale të 8 majit, e të përqëndrohet në axhendën europiane të vendit”.

I dërguari i Bashkimit Europian, u shpreh se me gjithë shqetësimin për gjendjen, ka shpresë se “kjo krizë mund të kthehet në një fillim të ri për të ardhmen e Shqipërisë".

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG