Lidhje

Brahimi: Kriza në Siri po përkeqësohet


I dërguari ndërkombëtar për Sirinë Lakdar Brahimi, u takua sot me presidentin Bashar al Assad. Ai tha se kriza në Siri po keqësohet.

Takimi i sotëm në Damask ishte i pari që kur soti Brahimi mori detyrën e të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara dhe të Lidhjes Arabe. Takimi u zhvillua ndërsa ka patur njoftime për përleshje të reja mes forcave siriane, atyre rebele dhe civilëve në periferi të Damaskut dhe në Aleppo.

I dërguari Brahimi i tha gaztearëve se do të bëhen përpjekje të mëdha për t’i dhënë fund konfliktit, por se kriza siriane tani përbën kërcënim për mbarë rajonin dhe botën. Qeveria siriane thotë se forcat e saj luftojnë kundër terroristëve islamikë.

Media siriane citoi presidentin sirian Asad t’i ketë thënë zotit Brahimi se krizës mund t’i jepet fund vetëm në se vendet që financojnë dhe stërvisin terroristët të ndalohen.
XS
SM
MD
LG