Lidhje

Armstrong pohon akuzat për doping


Ish-kampioni i botës në çiklizëm, amerikani Lance Armstrong ka pranuar se kishte përdorur drogë për të rritur formën e tij sportive.

Këtë konfirmim ai e ka bërë gjatë një interviste emocionale të regjistruar të hënën me personalitetin televizive Oprah Winfrey. Deri tani as Winfrey dhe as Armstrong nuk kanë dhënë hollësi nga intervista që pritet të transmetohet të enjten.

Armstrong u bë një atlet të klasit botëror pas kalimit të një rasti të rëndë të kancerit në fillim të karrierës së tij. Shtatë fitoret radhazi të garës raskapitëse me biçikletë, Turi i Francës ai i korri pas rimëkëmbjes nga kanceri.

Pas një hetimi të Agjencisë amerikane Anti-Doping, në gusht tëvitit të kaluar Armstrongut iu anulluan shtatë titujt si fitues i Turit të Francës. Ai është ndaluar të marrë pjesë në gara çiklizmi.

Dje, ish-kampioni amerikan i çiklizmit Lance Armstrong i kërkoi falje personalisht personelit të organizatës së tij bamirëse mbi Kancerin, për publicitetin negativ shkaktuar nga akuzat se ai kishte përdorur drogë për shtimin e forcës sportive.

Shtatë-herë fitues i Tour de France dhe mbijetues i kancerit, Lance Armstrong është themelues i Fondacionit Livestrong me qëndër në Austin, Texas.

Dëshmitarët thonë se Armstrong u përpoq të mbante lotët ndërsa kërkoi falje, por ai nuk komentoi drejtpërdrejt për akuzat e përdorimit të drogës. Armstrong i ka thënë agjencisë së lajmeve Associated Press se është i qetë dhe i gatshëm për të folur sinqerisht.

Kurrë nuk është provuar se Lance Armstrong ka marrë drogë për shtimin e fuqisë sportive dhe vitin e kaluar hetuesit federalë e pushuan çështjen ndaj tij, pasi nuk gjetën ndonjë fakt.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG