Lidhje

Raport i ri i agjencisë amerikane të Anti-Dopingut


Kjo agjenci tha se ekipi i çiklizmit i udhëhequr nga Lance Armstrong ishte përfshirë në një program dopingu të përgatitur me kujdes

Agjencia amerikane e Anti-Dopingut tha se ekipi i çiklizmit i udhëhequr nga fituesi për shtatë herë i Turit të Francës, Lance Armstrong, ishte përfshirë në një program dopingu të përgatitur me kujdes.

Agjencia bëri publik një raport me më shumë se 1 mijë faqe, ku paraqiten prova dhe dëshmi prej 26 personave, duke përfshirë edhe ish-anëtarë të skuadrës së Lance Armstrong, si dhe çiklistë të tjerë.

Shefi ekzekutiv i kësaj agjencie, Travis Tigart, tha se përdorimi i substancave të ndaluara nga çiklistët amerikanë ishte "programi më i profesionalizuar dhe më i suksesshëm dopingu i shfaqur ndonjëherë në botën e sportit."

Agjencia i ka hequr çiklistit Armstrong titujt e tij për Turin e Francës.

Zoti Armstrong ka mbrojtur pafajësinë e tij gjatë gjithë rrjedhës së hetimeve, por ai ka thënë se është lodhur duke luftuar dhe se nuk do të përgjigjet ndaj akuzave për doping.
XS
SM
MD
LG