Lidhje

Largohet nga Iraku brigada e fundit luftarake amerikane

  • Zëri Amerikës

Nga Iraku u largua sot brigata e fundit luftarake amerikane në bazë të planit të administratës Obama për tërheqjen e trupave. 31 gushti është afati që trupat amerikane në Irak t’i japin fund operacioneve luftarake. Makina e fundit e brigatës e kaloi kufirin për në Kuvajt në orët e para të ditës së sotme. Rreth 50 mijë trupa amerikane do të qendrojnë në Irak si një forcë tranzicioni. Ato do të përqendrohen në trajnimin e ushtarëve irakianë dhe do të marin pjesë në operacione anti-terrori.

Automjetet e brigatës së katërt të Divizionit të dytë të këmbësorisë kaluan sot në orët e para të mëngjesit për në Kuvajt. Ushtarët amerikanë thanë se ndiheshin të lehtësuar që largoheshin nga Iraku.

``Jemi të kënaqur që ia arritëm. Edhe pak dhe tani jep një hap më pranë kthimit në shtëpi,'' thotë ky ushtar.

Në tokën kuvajtiane, ushtarët amerikanë shkarkuan armatimet. Timothy Berrena tha se nuk do ta marrë malli për patrullimet.

"Është një lehtësim pas 12 muajve rresht që kam qenë brenda asaj makine. Jam i lehtësuar tani që e di se nuk do ta vesh më atë uniformë, të paktën për një farë kohe
".

Zyrtarët në Uashington thonë se misioni luftarak amerikan në Irak nuk ka mbaruar. Njësi të vogla luftarake do të qendrojnë në vend. Ato janë mes 6 mijë trupave që planifikohet të largohen deri në fund të muajit.

Rreth 50 mijë trupa amerikane do të qendrojnë në Irak si një forcë tranzicioni. Ato do të fokusohen në trajnimin e ushtarëve irakianë dhe do të marin pjesë në operacione anti-terrori.

Forcat amerikane ka zhvilluar operacione luftarake në Irak prej më shumë se shtatë vitesh në Operacionin Liria e Irakut të nisur nga ish presidenti Xhorxh Bush.

Rreshteri Keith Chase tha se ai nuk bënte pjesë në forcat e ndërhyrjes në vitin 1993

"Nuk pata të bëj fare me ndërhyrjen fillestare në Irak por ne jemi ata që po e mbyllim dhe kjo na bën të ndihemi mirë të gjithëve.”

Më shumë se 4,200 ushtarë amerikan kanë humbur jetën gjatë operacionit dhe mëse 3000 të tjerë janë plagosur.

Presidenti aktual Barak Obama ka caktuar si objektiv për të tërhequr të gjitha trupat amerikane nga Iraku deri nga fundi i vitit 2011.

XS
SM
MD
LG