Lidhje

Lavrov në Maqedoni: NATO nuk ofron siguri

  • Isak Ramadani
  • Shkup

Lavrov në Maqedoni: NATO nuk ofron siguri

Lavrov në Maqedoni: NATO nuk ofron siguri

Ministri i jashtëm rus Sergej Ivanov qëndroi për vizitë në Ohër të Maqedonisë, ku u prit nga krerët më të lartë shtetërorë maqedonas. Ai tha se vizita e tij kishte për qëllim thellimin e marrëdhënieve shpirtërore-kulturore dhe ekonomike midis Rusisë dhe Maqedonisë dhe se vendi i tij nuk ushtron trysni tek vendet e rajonit për t’u mbajtur më afër me Rusinë.

Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov erdhi në Ohër të Maqedonisë në kuadër të turneut nëpër ish-republikat jugosllave. Ai është pritur nga krerët më të lartë shtetërorë maqedonas.

Kryediplomati rus kishte komentuar para arritjes në Maqedoni se vendi i tij nuk kundërshton anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në Aleancën veriartlantike të Natos por se kjo aleancë, sipas tij, nuk ofron siguri.

Pas takimit me ministrin maqedonas të Punëve të jashtme Antonio Milloshoski, zoti Lavrov tha se Maqedonia është e lirë të zgjedhë se a është me Rusinë apo me Evropën dhe se janë të vjetra tezat se ky vend duhet të jetë ose me Rusinë ose me SHBA.

Ne kemi një politikë majft të qartë dhe marrëdhëniet e Rusisë me vendin tuaj kanë rëndësi të veçantë dhe Rusia nuk bën shoqëri me Maqedoninë kundër dikujt tjetër, tha ministri rus i PJ. Ai e shikon këtë qëndrim të tij si vazhdim i komunikimit të mirë historik, siç tha për bashkëpunim në sferën e kulturës, ekonomisë dhe investimeve.

Dy ministrat e jashtëm nënshkruan planin për këshillime të rregullta midis ministrive për periudhën 2011-2012. Ministri rus dorëzoi dokumente arkivore të cilësuara si të rëndësishme për historinë e Maqedonisë.

Autoritetet maqedonase presin nga Rusia që të ndikojë mbi zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë të konetestuar nga Greqia fqinje.

Sot shënohet 150 vjetori i hapjes së konsullatës së parë ruse në qytetin e Manastirit. Ministri rus Lavrov vizitoi monumente në qytetin e Ohrit, i cili nga popujt sllavë të rajonit konsiderohet si simbol i fillimit të shkrim-leximit qirilik.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG