Lidhje

Sulmet e avionëve amerikanë, Moska mbështet Islamabadin


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u tha gazetarëve sot në Islamabad se askush nuk ka të drejtë të shkelë sovranitetin e një vendi tjetër

Rusia thotë se mbështet qëndrimin e Islamabadit lidhur me sulmet e avionëve amerikan pa pilot ndaj të dyshuarëve si militantë në kufirin e Pakistanit, duke i quajtur ato një shkelje të sovranitetit të vendit.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u tha gazetarëve në Islamabad sot se Moska beson se askush nuk ka të drejtë që të shkelë sovranitetin e një vendi tjetër. Ai foli në një konferencë shtypi me homologen e tij pakistaneze.

Sulmet e avionëve të telekomanuar amerikanë në kufirin me Paksitanin kanë mbetur burim tensionesh mes Uashingtonit dhe Islambadit për vite me rradhë. Publikisht, qeveria e Pakistanit i dënon sulmet dhe i kërkon Uashingtonit t’u japë pajisje teknologjike më të mira për përdorim. Gjithsesi zyrtarë amrikanë dhe ekspertë të rajonit thonë se Islamabdi e mbështet Uashingtonin në mënyrë jo publike duke e ndihmuar për zbulimin dhe gjetjen e të kërkuarve.

Publikisht Pakistani ka protestuar ndaj sulmeve, pasi sipas tij, gjatë tyre janë vrarë edhe civilë. Numri i sulmeve me avionë të telekomanduar në kufirin e Pakistanit është shtuar që kur Presidenti Obama mori detyrën në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG