Lidhje

Lavrov: Sulmet do të vazhdojnë deri në mposhtjen e ISIS


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se vendi i tij nuk do t’i ndalë sulmet ajrore në Siri deri në mposhtjen e "organizatave terroriste".

Komentet e tij bëhen ndërkohë që Kombet e Bashkuara përpiqen të mbajnë në këmbë bisedimet e brishta siriane të paqes në Gjenevë, ku as qeveria dhe as delegacioni i opozitës nuk kanë arritur ende të mbajnë një takim zyrtar me të dërguarin e OKB-së Staffan de Mistura.

Zoti Lavrov përmendi organizatën Jabhat al-Nusra të lidhur me al-Qaidën si objektiv i sulmeve ajrore, dhe tha se nuk shikon arsye se përse këto sulme duhet të ndalen.

Rusia është kritikuar nga Perëndimi për fushatën e saj ajrore në Siri. Qeveritë perëndimore thonë se Rusia vë në shënjestër luftëtarët e opozitës në vend të militantëve, gjë që Rusia vazhdimisht e mohon.

Dje, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry bëri thirrje për t'u dhënë fund sulmeve ajrore dhe tha se një armëpushim në Siri duhet të zbatohet pa vonesë.

XS
SM
MD
LG