Lidhje

SHBA, seancë dëgjimore për situatën në Siri


Diplomatë të lartë amerikanë thanë sot se 85 deri 90 për qind e sulmeve ajrore të Rusisë në Siri kanë goditur rebelët e moderuar sirianë, jo objektivat e Shtetit Islamik.

Këto komente ata i bënë në një seancë me pyetje përgjigje. "Siria nuk mund të udhëhiqet më nga presidenti Bashara Al-Assad", - tha sot Ndihmës Sekretarja e Shtetit Anne Patterson. Ajo tha se Siria ka nevojë për një tranzicion politik që do t’i jepte fund terrorit të grupit ISIS dhe do të krijonte kushtet për kthimin e refugjatëve. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov theksoi sot nevojën për të përcaktuar se cilat grupe opozitare që luftojnë në Siri duhet të jenë pjesë e bisedimeve të ardhshme të paqes dhe cilat grupe duhet të konsiderohen terroriste.

Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Lindjen e Afërt, Anne Patterson tha se Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje për të filluar negociatat për një armëpushim mes palëve ndërluftuese dhe fillimin e një tranzicioni politik në Siri. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin organizimin e zgjedhjeve të reja në Siri nën administrimin dhe mbikqyrjen e OKB-së. Ndihmës Sekretarja Patterson tha se Assadi nuk mund të drejtojë më Sirinë.

“Një gjë është e qartë, Assadi nuk mund të udhëheqë më dhe ne nuk mund të vazhdojmë mbajmë peng sirianët ndaj dëshirës së një njeriu për të mbajtur pushtetin. Siria ka nevojë për një tranzicion politik që i jep fund terrorit të grupit ISIS dhe mundëson kthimin në shtëpi të sirianëve të zhvendosur”.

Ndërkohë, Sekretarja e Shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë Victoria Nuland tha se misioni luftarak i Rusisë në Siri e ka keqësuar situatën në këtë vend duke rritur numrin e refugjatëve.

“Roli ushtarak i Rusisë në Siri ka acaruar valën tashmë të rëndë të refugjatëve nga Siria duke vënë ë vështirësi madje edhe vendet më bujare të Evropës”.

Në mbështetje të presidentit Bashar al-Assad, Rusia ka kryer goditje ajrore në Siri gjatë dy muajve të fundit ndaj kundërshtarëve të tij.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha dje se fati i presidentit Assad duhet të vendoset nga populli sirian dhe se mbajtja e tij në pushtet nuk është vendimtar për objektivat e Rusisë.

Gjatë një takimi sot në Moskë me të dërguarin e OKB-së për Sirinë, Staffan De Mistura, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se së pari duhet të përcaktohet se cilat grupe që po luftojnë në Siri konsiderohen si organizata terroriste.

“Rusia mbështet përpjekjet e de Misturës, por së pari duhet të përcaktojmë se cilat grupe në territorin sirian janë terroriste”.

Zoti De Mistura dhe ministri i jashtëm rus Lavrov ishin pjesë e bisedimeve ndërkombëtare javën e kaluar në Vjenë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në Siri.

.

XS
SM
MD
LG