Lidhje

Polica njofton operacionet në terren në Lazarat


Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 107.170 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 30 ton e 852.8 kg marijuane.Gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur 4 njësi artizanale nga të cilat 2 pr përpunimin e bimëve narkotike dhe 2 për përpunimin e vajit të hashashit. Policia ka sekuestruar dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë. Vetëm dy ditët e fundit janë sekuestruar:

- 41 armë zjarri automatikë e pushkë, 4 pistoleta, 3 mitrolozë, 1 antitank, 1 murtajë dhe 1 granatëhedhës, 2 armë të vjetra si dhe 1 armë gjahu.

- Janë sekuestruar gjithastu sasi të konsiderueshme municioni si: 37.084 fishekë të llojeve të ndryshme, si dhe 9 arka me fishekë dhe 13 kaseta me fishekë, 7 kallëpë tritol, 2 pako kapsolla detonatore, 13 granata dhe një arkë me granata, 4 kuti predha granatëhedhësi, 4 krëhra fishekësh.

- Janë gjetur e sekuestruar 5 automjete me armatim e municion, si dhe 10 automjete bosh. Polica tha se eshtë ushtruar kontroll në territoret e mbi 235 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e polcisë kanë depërtuar në zonë.

- Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar 18 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone.
XS
SM
MD
LG