Lidhje

Ende pa rezultat operacioni policor në Lazarat


Shkon në 14 numri i të ndaluarve që dyshohen të jenë pjesë e një grupi të armatosur që qëlloi dje në drejtim të një automjeti të policisë duke vrarë Ibrahim Bashën, pjestar i forcave speciale e duke plagosur dy të tjerë

Policia ka shoqëruar 47 persona pas vrasjes së efektivit të forcave speciale të Renea-s Ibrahim Basha , mëngjesin e djeshëm në Lazarat të Gjirokastrës.

Vazhdon aksioni për kapjen e të dyshuarve për sulmin në Lazarat
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:53 0:00

Sipas burimeve policore ende nuk është bërë i mundur arrestimi i personave që dyshohet se kanë qëlluar mbi forcat policore . Për 27 persona po kryhen verifikime , dy janë arrestuar , ndërsa 18 persona të tjerë janë lënë të lirë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi nisjen e procedimit për dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko të akuzuar për “vrasje me dashje në rrethana cilësuese.” Të dy personat ishin shpallur prej disa muajsh në kërkim për një seri veprash dhe policia nuk ka dhënë shpjegime si kishin arritur të fshiheshin në fshatin që kontrollohej nga patrullat policore.

Policia tha se gjatë operacionit ka angazhuar mbi 400 trupa policore dhe një arsenal automjetesh të blinduara .Ngjarjet po hetohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Incidenti i djeshëm me humbjen e jetës së efektivit policor të forcave elitë të policisë RENEA është më i rëndi në fshatin Lazarat, i njohur për kultivimin masiv të marijuanës gjatë viteve të shkuara.

Në qershor të vitit të shkuar , pas një përpjekje të armatosur disa ditore policia mori kontrollin në këtë fshat , ndërkohë që gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar incidentet e veçuara .

XS
SM
MD
LG