Lidhje

Bilanc i operacionit të djeshëm në Lazarat

  • Raimond Kola

Gjatë gjithë ditës së djeshme në kuadër të operacionit të ndërmarrë për asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike, vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kanë kundërshtuar dhe qëlluar me armë forcat e Policisë së Shtetit, si dhe vendosjen e rendit e të sigurisë publike në Lazarat, nga strukturat e Policisë së Shtetit u bë e mundur:

-Të merret nën kontroll zona nga ku prej ditësh po qëllohej me armë në drejtim të forcave të policisë ku u gjetën e sekuestruan sasi të konsiderueshme armatimi dhe municioni, si dhe një mitroloz i rëndë.

-U gjetën 2 laboratorë përpunimi vaj hashashi.

-U gjetën e asgjesuan rreth 10 ton e 604.1 kg marijuanë e vendosur në thasë dhe bidona, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.

-U asgjesuan gjithashtu 1300 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.

-U sekuestruan me cilësinë e provës materiale 11 armë të rënda si: 1 mitroloz i rëndë, 1 shtrat mortaje, 9 armë zjarri automatikë, si dhe 1 armë gjahu.

-U sekuestruan gjithashtu 7334 fishekë të llojeve të ndryshme, 3 kallëpë tritol, 2 pako kapsolla detonatore, 10 granata, 4 krëhra fishekësh.

-Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 50 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e polcisë kanë depërtuar në zonë.


REZULTATE TË OPERACIONIT NË TOTAL

Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 81.300 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 23 ton e 404.1 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.

Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 4 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 2 për përpunimin e vajit të hashashit , si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë, ku vetëm ditën e sotme u sekuestruan 11 armë të rënda, si dhe 1 armë gjahu, 7334 fishekë të llojeve të ndryshme, 3 kallëpë tritol, 2 pako kapsolla detonatore, 10 granata, 4 krëhra fishekësh.

Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 130 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e polcisë kanë depërtuar në zonë.

Në kuadër të këtij operacioni deri me tani janë arrestuar 14 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone.
XS
SM
MD
LG