Lidhje

Sulme vetëvrasëse në Liban


Autoritetet e Libanit thanë se të paktën gjashtë veta humbën jetën në sulmet vetëvrasëse që ndodhën në një fshat në kufirin me Sirinë.

Sipas tyre tre sulmues vetëvrasës hodhën veten ne erë të hënën në fshatin Qaa.

Të paktën 19 veta janë plagosur. Autoritetet lokale thanë se të vrarët anë kryesisht civilë, ndërsa në mesin të plagosurve ka edhe ushtarë të Libanit.

Ende askush nuk e mori përsipër përgjegjësinë për sulmet vdekjeprurëse.

Libani disa herë ishte vënë nën goditjet e militantëve të lidhur me luftën që po vazhdon në Siri, ku grupi shiit Hezbollah lufton përkrah presidentit Bashar al-Assad

XS
SM
MD
LG