Lidhje

Sulm me makinë bombë në Bejrut


Dëshmitarët thonë se një person sot përplasi një makinë bombë në një kafene në jug të kryeqytetit libanez, duke shkaktuar një shpërthim në të cilin u vra shoferi i makinës dhe u plagosën disa të tjerë.

Një reporter i agjencisë së lajmeve Associated Press, i cili ishte në vendin e ngjarjes, tha se shpërthimi ndodhi pak pas mesnate në periferi të Bejrutit ndërkohë që dhjetëra klientë ishin mbledhur në kafene për të parë ndeshjet e kampionatit botëror të futbollit. Sipas njoftimeve të hershme, ku citohen autoritetet libaneze, të paktën pesë njerëz u plagosën në këtë sulm.

Ky është shpërthimi i dytë brenda një jave në rajon ndërkohë që tensionet sektare mbi luftën civile në Siri vazhdojnë të rriten dhe situata në Irakun perëndimor vazhdon të përkeqësohet. Militantët e frymëzuar nga Al-Kaida kanë venë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit në Irak.

Të premten, autoritetet thanë se një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë në një postbllok të policisë në autostradën Bejrut-Damask në Libanin lindor duke vrarë së paku një person dhe duke plagosur më shumë se 30 të tjerë.
XS
SM
MD
LG