Lidhje

Vazhdojnë hetimet në Liban


Zyrtarët libanezë thanë se numri i viktimave nga shpërthimet me autobombë në një rrethinë të Bejrutit shkoi në 22, ndërsa hetuesit vazhdojnë të ekzaminojnë vendin e ngjarjes.

Një grup islamik kundër Hezbollahut i vetquajtur Brigadat e Aishas ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin. Ai ndodhi në zonën e njohur si Rweiss, një bastion i fuqishëm i grupit militant Hezbollah në Liban.

Më shumë se 200 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i së enjtes. Pamjet televizive tregojnë skena kaotike të të plagosurve, ndërtesat e shkatërruara dhe makina në flake. Televizioni i Bejrutit njoftoi për të shtëna me armë pranë vendit të shpërthimit. Zjarrëfikësit përdorën shkallë për të ndihmuar banorët të dilnin nga shtëpitë e tyre. Nuk ka patur njoftime për arrestime.

Sulmi është i dyti në këtë zone qëkur luftëtarët Hezbollah iu bashkuan forcave të presidentit sirian Bashar al-Assad për të luftuar relebët suni në Siri. Një shpërthim me bombë muajin e kaluar plagosi më shumë se 50 vetë.
XS
SM
MD
LG